Kosova ka arrestuar Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin nga qyteti i Ferizajt nën dyshimet për spiunazh. Të dyve iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Pas arrestimit të tyre, dje është publikuar edhe një pjesë e përgjimit të një bisede që Bedri Shabani e zhvillon me zyrtarin e BIA-s, Srdjan Rosic.
Emri i Srdjan Rosic figuron edhe në arkivat e Gjykatës së Hagës, konkretisht në dokumentacionet e dëshmive përgjatë procesit të gjykimit të Sllobodan Millosheviqit.
Përgjatë dëshmisë së Bogoljub Janicevicit në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, ky i fundit e pyet Janicevicin se kush është Srdjan Rosic, shkruan Gazeta Express.
Janicevic tregon se Srdjan Rosic para luftës kishte shërbyes s punëtor operacional i shërbimit të sigurimit në departamentin e Ferizajt.
“Dhe kush është Srdjan Rosic?”, pyet Sllobodan Millosheviq.
“Srdjan Rosic në atë kohë ishte punëtor operativ i shërbimit të sigurimit departamenti i Ferizajt”, përgjigjet Bogojub Janicevic.

Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...