Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai theksoi se institucionet e Kosovës do të duhej ta kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe — një hap kyç drejt anëtarësimit në këtë organizatë evropiane.
Rohde u shpreh se dërgimi i draftit për shqyrtim në Kushtetuese do të ishte një hap i parë i nevojshëm për të ecur përpara në këtë proces, për të cilin ai mbetet optimist.
“E kemi thënë: sapo të bëhet ky hap i parë, duke ia dërguar gjykatës suaj (Gjykatës Kushtetuese) për shqyrtim, ne 100 për qind do të respektojmë vendimin e Gjykatës. Ne do të kemi një takim të jashtëzakonshëm në Këshillin e Evropës dhe do të shtyjmë për anëtarësim, dhe jam i bindur se Kosova do të kalojë,” u shpreh Rohde.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...