Albert Rohan sqaron se kur kishin pranuar për ta udhëhequr procesin për zgjidhjen e statusit të Kosovës bashkë me presidentin Marti Ahtisaari në vjeshtën e vitit 2005 e dinin shumë mirë se duhet të merreshin me një problem, siç thotë ai, gati të pazgjidhshëm.
Pas gjashtë muajsh negociatash në atë kohë mes palës kosovare dhe asaj serbe në Vjenë të Austrisë, sipas tij ishte evidente se asnjëra palë nuk do ta ndryshonte pozitën e saj fundamentale dhe ishte e pamundur të arrihej një zgjidhje e pranueshme për palët.
“Për këtë arsye ne vendosëm ta propozojmë një zgjidhje, duke marrë parasysh historinë e Kosovës, realitetin në terren, pikëpamjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët në Vjenë”, bën të ditur ambasadori austriak Albert Rohan gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.
Dhjetë vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë Albert Rohan është i bindur se Plani i Ahtisaarit ishte një propozim kompromisi i drejtë, përmes të cilit, siç thotë ai, dy palët do të përfitonin: Kosova pavarësinë e saj, ndërsa Serbia sigurinë dhe mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë.
Ambasadori Rohan gjatë kësaj interviste për “Zërin” mes të tjerash ka folur edhe për idenë e ndarjes së Kosovës, për të cilën u raportua së fundi në mediet vendore./Zëri/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...