Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj kundërshtimeve të fundit për zbatimin e ligjit që parasheh liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, duke kujtuar se ky ligj ishte miratuar që para gati një dekade.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka publikuar vendimin për aprovimin e projektligjit në fjalë, që sipas saj, ishte marrë nga Qeveria Mustafa.
“Ligji që parasheh liberalizimin e tregut, zbatimi i të cilit po kundërshtohet sot, është miratuar nga Qeveria Mustafa para gati 10 vitesh”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke nisur nga 1 qershori, të gjitha kompanitë që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro do të kalojnë në tregun e hapur të energjisë./Arbresh.info
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri