Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore të vendit ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dy-shifrore.
Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook, theksoi se këtë të diele është ndaluar edhe një aktivitet “jashtëligjor” i minimit të kriptovalutave në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës dhe janë sekuestruar 20 pajisje.
“Kjo shtesë 174 pajijseve për aktivitete jashtëligjore të cilat janë sekuestruar në Zubin Potok para dy ditësh, dhe mbylljes së tre laboratorëve të lëndëve narkotike në fillim të muajit”, tha Rizvanolli.
“Falë punës së shkëlqyeshme të Policisë së Kosovës e Ministrisë së Punëve të Brendshme, konsumi i energjisë elektrike në komunat veriore të vendit ka rënë për herë të parë pas vitesh rritje, madje edhe dy-shifrore”, shkroi ajo.
Sipas ministres Rizvanolli, këto raste dhe zhvillimet e ngjashme në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me marrëdhëniet ndër-etnike, “si është tendenca të portretizohen nga disa individë”.
Ajo thekson se këto kanë të bëjnë me rregullin e ligjit e ndalimin e aktiviteteve jashtëligjore dhe krimit të organizuar.
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...