Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli po raporton në Komisionin Parlamentar për Ekonomi në lidhje me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.
Rizvanolli tha se greva e punëtorëve të Trepçës nuk ka qenë në përputhje me ligjin, derisa u shpreh se që nga përzgjedhja e bordit të ri të kësaj ndërmarrje ka pasur lëvizje pozitive.
“Gjatë kësaj periudhe, ndërmarrja Trepça ka pasur sfida të ndryshme. Përveç sfidave të vjetra si pajisjet dhe burimet njerëzore, situata ka qenë më e rënduar edhe për shkak të ndikimit të krizës energjetike dhe rënies së çmimit të metaleve në bursë. Ndërmarrja ka ardhur në situatë të tillë që ka pasur vonesa në ekzekutimin e pagave. Subvencioni i qeverisë është ndarë një ditë para se të nisë greva. Ndërsa, ka pasur diskutime të vazhdueshme mes bordit dhe përfaqësuesve të punëtorëve. Greva nuk ka qenë e organizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka shtuar Rizvanolli./rtk
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...