Në Info Magazine të Klan Kosovës i ftuar është Riza Smaka nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me të cilin do të flitet për papranueshmërinë që Gjykata Kushtetuese i ka bërë kërkesës së Opozitës, duke hedhur poshtë kërkesën e partive opozitare për vërtetim të parregullsive në rastin e riprocedimit për votim të amendamentit 24, për ndryshime kushtetuese nga Qeveria e Kosovës.
Smaka tha se nuk e ka pritur këtë vendim.
“Ne kemi pritur që Gjykata do të konstatojë se është shkelur Kushtetuta dhe nuk ka bazë për miratimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve”.
“Unë jam befasuar jokëndshëm, sepse kam pritur me bindje që nuk do të hidhet poshtë kjo kërkesë”.
Sipas Smakës, kjo është shkelje e paprecedent e Kushtetutës së vendit.
“Ka pika që janë në kundërshtim me Kushtetutën pasi formohet sistemi gjyqësor prokurorial ku nuk aplikohet e drejta e vendit për raste që janë supozuar se janë kryer në vend”.
Nis skriningu neonatal për foshnjat e porsalindura në Spital...
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ...
Çitaku takon Presidentin Costa: Kosova duhet të vazhdojë rru...
Pas vendosjes së tabelave, Fitore Pacolli: Mos keni merak, v...
Kurti pret Antonio Costan: Kosova është e gatshme për status...
Shtyhet vendimi i Apelit për Mario Përlleshaj