Mbahet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të nëntë martirëve të masakrës së Rezallës, të cilët janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.
Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë, raporton arbresh.info.
Në këtë ceremoni të rivarrimit përveç familjarëve po marrin pjesë edhe krerët shtetërorë dhe komunal, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Kujtojmë se më 30 shtator kanë arritur në Kosovë eshtrat e viktimave të masakrës së Rezallës./arbresh.info/

Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...