Procesi i rinumërimit të vendvotimeve po vazhdon, teksa deri tash është përmbyllur procesi për 45 prej tyre. Në total në rinumërim kanë shkuar 914 vendvotime.
Në Deçan është përmbyllur ky proces, ku janë rinumëruar pesë vendvotime.
Në Gjakovë poashtu ku kanë qenë në rinumërim 15 vendvotime.
Aktualisht janë duke u rinumëruar vendvotimet në Drenas, Gjilan dhe Dragash.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se brenda një dite planifikohet të rinumërohen mesatarisht 80 vendvotime.
“Në QNR numërimi do të bëhet në 20 tavolina numërimi dhe brenda një dite planifikohet të rinumërohen mesatarisht 80 kuti votimi. Numërimi i 914 vendvotimeve, që përbënë 36% të vendvotimeve, mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë”, ka deklaruar Elezi.
Elezi ka sqaruar se rinumërimi nuk do të zhvillohet njëjtë, pasi vendimi i KQZ-së parasheh qasje të ndryshme në varësi të komunës.
“Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)”, theksoi ai.
Vendimi për rinumërim është marrë pas identifikimit të mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë në disa vendvotime.
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...
Çitaku për ftesën e Kurtit: Kemi kërkuar të dërgojë shkresë ...