Komuna e Hanit të Elezit ka përfituar nga projekti i BE-së “Kosova e Bukur”.
Rreth 193,630 euro janë shpenzuar për rinovimin e ndërtesës së komunës në Han të Elezit, përfshirë instalimin e fasadës për efiçiencë të energjisë, rinovimin e kulmit, hyrjen e ndërtesës, trajtimin e mureve të brendshme dhe dyshemesë në zyra, ndërrimin e dyerve, instalimin e një sistemi të ri ndriçues për efiçiencë të energjisë; rinovimin e tualeteve, përfshirë instalimin e rrjetit të ujit dhe kanalizimit.
Gjatë implementimit të këtij projekti janë angazhuar rreth 52 persona, shumica prej të cilëve kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë.
Ky projekt ka përmirësuar kushtet e punës për 66 punëtorë komunalë dhe ka përmirësuar objektet për shërbime për rreth 8,450 qytetarë të kësaj komune.
Kjo është hera e tretë që Hani i Elezit përfiton nga programi i BE-së “Kosova e Bukur”. Në vitin 2011, përmes dy projekteve të veçanta, EUBK ka ndihmuar ndërtimin e fontanës para ndërtesës së komunës dhe ka rinobua oborrin e shkollës “Ilaz Thaçi”.
Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Refki Suma, Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit dhe Christof Stock, Shefi i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë, PSBE
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën