Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas pranimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e cilësuar këtë si një lajm shumë të mirë për Kosovën.
“Edhe një lajm shumë i mirë: Pas 7 vitesh Kosova kthehet sërish në EQAR”, ka shkruar Manxhuka.
Ai ka theksuar se në vitin 2018 Kosova ishte përjashtuar nga ky mekanizëm evropian për shkak të ndërhyrjeve politike në Agjencinë e Akreditimit.
“Në vitin 2018 Republika e Kosovës ishte përjashtuar nga EQAR (Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë). Me arsyen se: ‘AKA ka humbur aftësinë e vet për të vepruar në mënyrë autonome’, pra për shkak të ndërhyrjeve politike ndër vite”, ka shkruar zëdhënësi i VV-së.
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës