Me dështimin e anëtarësimin në UNESCO diplomacia kosovare konsiderohet se ka dështuar të kryejë funksionin e saj. Kur kësaj i shtohet edhe numri i paktë i njohjeve në vitet e fundit e vëreteton një gjë të tillë se politika e jashtme e vendit prej kohësh është në një gjumë të thellë.
Për ta rizgjuar nga gjumi diplomacinë, rikëndellur imazhin e vendit në botë, koalicioni qeverisës PDK-LDK, apo më mirë të thuhet PDK-ja vendosi çuditërisht ta rikthej në pozitën e kryediplomatit Enver Hoxhajn.
Ky i fundit për tre vite, nga muaji shkurt 2011 deri në muajin dhjetor të vitit 2014 e drejtoi këtë dikaster qeveritar, por që realisht nuk la ndonjë gjurmë që do ta bënte atë një njeri të pazëvendësueshëm për postin në fjalë.
Hoxhaj më shumë gjatë mandatit të tij mbahet mend në opinionin publik për kacafyetjet e vazhdueshme me kreun e AKR-së Behxhet Pacollin që atë kohë ishte zv.kryeministër i vendit. Të dy këta shtyheshin me “bërryla” se kush po sjell njohje më shumë, dhe kush prej tyre e solli njohjen nga një vend i caktuar.
Veprimin e PDK-së për të rikthyer Hoxhajn si shef të diplomacisë kosovare analistët politik e shohin si hap të gabueshëm. Gazmend Islami njohës i rrethanave politike në vend e quan hap të gabueshëm të PDK-së riemërimin e Enver Hoxhajt si kryediplomat kosovar. Islami ka thënë për Gazetën Infopress se Enver Hoxhaj ishte sprovuar një herë si ministër i Punëve të Jashtme dhe zakonisht gjatë gjithë kohës ka bërë gara me zv.kryeministrin Behxhet Pacolli se që kryenin punë për njohje të reja të shtetit të Kosovës.
“Mendoj që rikthimi i tij në krye të diplomacisë kosovare është një hap i gabueshëm dhe më shumë kjo ju ka dashur Kadri Veselit që të sjellë njerëzit e vet të besueshëm në hierarkinë më të lartë shtetërore. Përndryshe në kuadër të PDK-së ka me qindra figura tjera dhe njohës të mire të marrdhënieve ndërkombëtare dhe njohës të diplomacies që do të ishin shumë më produktiv si figure e re e punëve të jashtme. Mendoj se riemërimi i Hoxhajt është hap i gabueshëm”, ka thënë Islami për Gazetën Infopress.
Analisti politik, Fadil Lepaja po ashtu është i mendimit se nuk mund të ketë ndonjë zhvillim pozitiv me rikthimin e Hoxhajt në pozitën e kryediplomatit.
“Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë zhvillim të theksuar pa ecur procesi i normalizimit të marrëdjënieve me Serbinë. Sipas kushtetutës se vendit, me politikën e jashtme udhëheqë presidenti i vendit, ndërkohë që Ministria e Jashtme, është instrument i qeverisë, por në parime vazhdon atë që kishte filluar z.Thaci, nëse kishte filluar diçka. Mendoj se kjo tashmë nuk është aq e lehtë sa ishte në fillim Çdo njohje e re, kërkon ndryshime në raportin e forcave”, ka thënë Lepaja.
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...