Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në funksion edhe blloku A3, pas përfundimit të sanimeve dhe ndërhyrjeve teknike pas ndaljes së përkohshme.
Sipas njoftimit, njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.
Me kthimin e këtij blloku në funksion, KEK ka thënë se po operon me pesë blloqet.
“Me rifillimin e operimit të A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesë (5) njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik. Ky rezultat tregon aftësinë profesionale të ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të nevojshme në kohë optimale”, thuhet në njoftim.
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...