Ushtarët e FSK-së, të cilët ishin tashe dy muaj të bashkëvendosur me ushtrinë britaneze në Ishujt Falkland, janë rikthyer sonte në Kosovë.
Ata u pritën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga familjarët e tyre, gjenerali Bashkim Jashari dhe minstri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Bashkë-vendosjet e FSK-së me ushtritë e shteteve partnere, duke përfshirë këtu edhe bashkë-vendosjen tonë në Kuvajt me Gardën Kombëtare të Iowa-s, rrisin aftësitë operacionale të ushtarakëve tanë të cilat do u shërbejnë më pas për shërbime të mundshme në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqeruajtjes” shkroi Mehaj në Facebook.
Ai shtoi se “rezultatet pozitive të ushtarakëve tanë nuk janë krenari vetëm për familjarët e tyre të cilët sot i pritëm me shumë emocione bijtë, bijat e bashkëshortët e tyre, por gjithashtu është krenari për gjithë popullin që sheh të rinjtë e këtij vendi teksa bartin aq denjësisht uniformën me shqiponjën dykrenare.” /arbresh.info/





Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...