Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi duke folur per planin dhe prioritetet me digasterin me të cilin udhëheq, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunoj me komisionin, raporton arbresh.info.
“Aktualisht në ministri janë katër ligje që do t’ja dërgojmë Qeverisë në miratim, e Qeveria pastaj t’i dërgojë në Kuvend. E këto ligje janë Ligji për pyje, ai për ushqim e zhvillim rural”, ka deklaruar Rikallo.
Sipas Rikallos ajo që kanë vendosur si prioritet në radhë të parë është transparanca, pra hapja për publikun ku do të kenë qasje fermerët dhe të gjithë qytetarëy që të mos ketë dyshime në rezultate qe i presin në të ardhmen.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen, raporton arbresh.info.
Para Komisionit është duke folur ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, lidhur me planin dhe prioritetet e ministrisë.
Gjithashtu në rend dite është shqyrtimi i draft-planit të punës së komisionit për vitin 2017./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1575064629225290/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...