Instituti Riinvest organizon sot konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës, perspektiva e bizneseve”.
Në këtë konferencë do të prezantohen gjetjet e studimit “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e Bizneseve”, të realizuar me 500 biznese.
Qëllimi i këtij studimi është rritja e ndërgjegjësimit të akterëve kryesorë në komunitetin e biznesit në Kosovë mbi rëndësinë e respektimit të parimeve etike në bërjen e biznesit, me qëllim të reduktimit të korrupsionit dhe ryshfetit nga ana e bizneseve.
Të pranishëm në këtë tryezë në cilësinë e panelistëve, do të jenë: Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri; Ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad; Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit Afrim Atashi; Kryetari I Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi; dhe zyrtarë të tjerë./Arbresh.info
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave