Kompetencat për riintegrimin e personave të riatdhesuar i janë deleguar pushtetit lokal, raporton arbresh.info.
Vendimi e ka marrë Qeveria e Kosovës përmes të cilit pretendohet se do ta bëjë më të lehtë punën për riatdhesim.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, e ka bërë prezantimin e Rregullores për riintegrimin e personave të riatdhesuar, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
“Janë trajtu çështjet që kanë të bëjnë me riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar, për të përfituar nga skemat e riintegrimit,” deklaron ministri Hyseni.
Sipas tij, kjo rregullore avancon kornizën aktuale të fushës së integrimit dhe përmes kësaj delegohen shumica e kompetencave nga niveli qendror në nivelin lokal.
“Që nënkupton ndërmarrjen e veprimeve nga kryetarët e komunave dhe organet komunale, përfshirë shërbimet e punësimit dhe vetëpunësimet.”
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1525305187534568/
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...