Sot ka rifilluar punën zyra e veteranëve të UÇK-së në Qeverinë e Kosovës.
Kjo zyre kishte ndërprerë punën për shkak të mungesës së stafit të punëtorëve si pasojë e aplikuesve të shumtë për statusin e veteranit.
Me të hapur zyrën, filluan punën për lëshimin e vërtetimit të të gjithë veteranëve të UÇK-së të cilët kanë çertifikatë të statutit të veteranit.
Hapja e kësaj zyre dhe rifillimi i punës erdhi si vendim i Qeverisë ku në këtë zyrë tashmë janë punësuar dhe dy punëtorë të tjerë, njofton Klan Kosova.
Më herët nuk kanë pasur staf të mjaftueshëm për të kryer gjithë këto punë pasi ka shumë veteranë të cilët nuk mund të kanë marr vërtetim me të cilin do të përfitonin pensionin nga ky status.
Faik Fazliu nga kjo zyrë, ka thënë se puna do të vazhdojë në orar të rregullt për të gjithë veteranët të cilët e kanë statusin e veteranit.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë