Gazetari Ridvan Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka kërkuar falje familjes Hoxha pas një përballje të ashpër në një emision që pati me kreun e Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha.
Berisha ka shprehur keqardhje për familjen Hoxha duke kërkuar falje dhe duke sqaruar se pa dashje e ka përmendur këtë familje në përballjen e tij me Fadil Hoxhën, transmeton arbresh.info
“I kerkoj falje familjes se gjere Hoxha ndersa jashte kontekstit, vertete pa dashje, e permenda kete familje te respektuar te Anamoraves kur po ballafaqohesha kete jave ne Kanalin 10 me nje kryetar sindikate, i cili tere vitet e punes ne RTK i ka kthyer ne mision baltosjeje te pafund per kete medium”, ka shkruar Berisha .
Tutje Ridvan Berisha ka theksuar se keqardhjen që ndjen për familjen Hoxha nuk e ka edhe për kreun e SPRTK-së, duke shtuar se mendon se ky i fundit i shërben me vite të tëra një subjekti politik kundër RTK.
“Edhe njehere po e ve theksin te keqardhja qe ndjej per familjen Hoxha dhe publikun ndersa per kete ‘kryetarin’ fare nuk jam pishman se si jam ballafaquar me te duke i demonstruar faktet publike se si i njejti vazhdon per t’i sherbyer me vite e vite nje subjekti politik kunder RTK”, ka shtuar Berisha.
Postimi i tij i plotë:
KERKIM FALJE PER FAMILJEN HOXHA!
Jetojme ne nje habitat kulturor ku diskursi publik po kuterbon ere moçalesh, ky ciklon…
Posted by Ridvan Berisha on Sunday, April 25, 2021
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...