Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, thotë se parada ushtarake e Beogradit nuk ishte vetëm spektakël ceremonial, por marshim i hapur e madje antishqiptar.
Në një postim në Facebook, ai thotë se ishte demonstrim i një ushtrie që shqiptarët e njohin mirë: ushtri e dhunës, krimeve të luftës dhe spastrimeve etnike.
“Ky është provokim për rajonin, por edhe ndaj popullit tonë, është edhe fyerje e rëndë ndaj dinjitetit kombëtar. Në këtë sfond, pjesëmarrja e myftiut shqiptar është akt i turpshëm dhe i papranueshëm. Ai nuk përfaqëson komunitetin tonë, por është bërë vegël e propagandës serbe, pjesë e luftës hibride që synon ta thyejë moralin tonë përmes rekrutimit të individëve kundër interesit të vet kombit. Si rasti i ministrit Demo Berishës”, shkruan Rexhepi.
Sipas tij, ky është cenim flagrant i nderit dhe dinjitetit shqiptar dhe nuk mund as të pranohet, as të relativizohet, as të mbulohet me justifikime./Arbresh.info/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli