Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi e ka aq të rëndësishme të udhëheq bisedimet me Serbinë në Bruksel, sa që heq dorë nga gjithçka tjetër por jo edhe nga drejtimi i këtyre negociatave.
Në emisionin DPT te Fidani, deputeti i VV’së ka thënë se matematikat e Presidentit Thaçi përfshijnë heqjen dorë nga secila pozitë, por jo edhe të heq dorë nga drejtimi i dialogut me Serbinë.
“Ai mund të heq dorë nga Presidenca, ai heq dorë nga kryetari i partisë, siç ka hequr dorë, nga kandidimi i ardhshëm qoftë për kryeministër apo president, provojeni dhe shikoni a po heq dorë nga kryesimi i negociatave me Serbinë. Ai heq dorë edhe nga mbiemri i vet, por jo nga kryesimi i bisedimeve”, ka thënë deputeti i VV’së.
Selimi ka thënë se bartja e përgjegjësive të Presidenti për të udhëhequr dialogun është vetëm dakordim i Thaçit me Haradinajn, ndërsa përfiton vetëm Thaci transmeton Gazeta Express.
Ai po ashtu e ka quajtur Thacin si bartës së agjendës së Vuciqit në Kosovë.
“Nëse Zajednica është interes i Serbisë në Kosovë, avokati më i madh i Zajednicës në Kosovë është Hashim Thaçi”, ka thënë Selimi.
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...
Fiorentina në rrezik për rënie në Serie B: Historia tregon s...
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
“Je shpirt artisti”, Shkurta merr një mesazh emocional nga m...
“Jam Albini pushkë me qitë”, Konjufca thotë se po e dëgjon ...
Evropianët propozojnë një forcë shumëkombëshev në Ukrainë