Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka komentuar lajmin për ekstradimin e Islam Morinës (Ballistit) në Serbi, shkruan arbresh.info
Selimi beson se autoritetet e Kroacisë nuk do ta ekstradojnë atë në Serbi dhe se Qeveria e Shqipërisë do të bëjë më shumë që Ballistin të mos e lënë në duart e Serbisë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plot të tij:
Ismail Morina – Ballisti po mbahet i ndaluar nga organet e drejtësisë ne Kroaci. Ai u arrestua duke kaluar neper Kroaci ne te kthyer nga Shqipëria ne Itali, atje ku i ka gruan dhe fëmijët. Kjo nuk do te ishte shume problem sikur te mos ishte fletearresti ndërkombëtar nga ana e Serbisë dhe kërkesa për ekstradim ne Serbi. Ismaili po mbahet ne Kroaci pasi qe për te ekziston një flete arrest ndërkombëtar i lëshuar nga Serbia për shkakun që Ismaili ngriti flamurin shqiptar me dron ne stadiumin ne Beograd ne ndeshjen Serbi – Shqipëri.
Si pasoje, qe nga 10 Korriku Ballisti po mbahet ne paraburgim ne Kroaci.
Por ne besojmë se kroatet nuk do t’ia bëjnë këtë shërbim Serbisë. Por njëkohësisht besojmë se edhe Qeveria e Shqipërisë do te beje gjithçka dhe nuk do ta lere Ballistin ne duar te Serbisë.
E presim Ismailin te kthehet ne atdhe!
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...