Mbrëmë kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK kanë afat 10 ditë që të merren vesh për të bashkëpunuar për formimin e institucioneve, përndryshe qëndrimi në koalicion i partisë së tij është i pakuptimtë.
Këtë paralajmërim të Pacollit, në Vetëvendosje nuk e shohin si ultimatum, por si hap kundër bllokadës së situatës në vend, shkruan Indeksonline.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se beson në partnerin me të cilin janë në koalicion, duke iu referuar kështu AKR-së.
“Behgjet Pacolli nuk ka dhënë ultimatum por po besoj që ka qenë reagim ndaj bllokimit që i ka bërë PAN-i formimit të institucioneve. AKR-ja është partner në Koalicionin LAA dhe mendoj se partneri e tyre të jetë funksional. Ne nuk e kemi kuptuar si ultimatum. Përkundrazi!”, ka thënë Selimi në një prononcim për Indeksonline.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk e merr si ultimatum angazhimin e AKR-së kundër bllokadës së PAN-it.
Për paralajmërimin e Pacollit për largim nga koalicioni, mbrëmë ka reaguar edhe LDK-ja. Zyrtarë të saj kanë thënë se kjo LDK i merr qëndrimet vet dhe se askush nuk mund të jap ultimatume dhe mësime se si të veprohet./arbresh.info/
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...