Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi përmes profilit të tij në Facebook e ka kritikuar Organizatën e Veteranëve të Luftës, duke thënë se “ka rënë në letargji” për shkak se nuk po reagojnë për disa veprime të Qeverisë.
Ja postimi i Selimit:
“Ku është OVL-ja?
Ka kohë që OVL ka rënë në letargji. Nuk e di kur do të duhej të shqetësoheshin më shumë se tash kur jo vetëm pensionet e familjet e tyre por edhe qëllimi i luftës çlirimtare është në rrezik.
Për gjendjen e tyre të rëndë veteranët kanë njëmijë arsye t’ia zenë derën Qeverisë edhe kur nuk na ua ndajnë ndihmat sociale/pensionet 170 euroshe.
Veteranët duhet t’ia zënë derën qeverisë edhe për jetën e tyre të rëndë, edhe për Ligjin e tyre të manget dhe per te drejtat e veteranit, por me pare se per çdo gje tjeter ata duhet ta mbrojne qellimin per te cilen luftuan dhe si pasojë e mbajnë këtë emër – Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Tash kur po rrezikohen mbi 8000 hektarë të tokës për të cilën luftuam, tash kur po rrezikohet të ndahet Kosova për të cilën luftuam, tash kur Serbia ka projektuar Republi kë serbe brenda teritorit të Kosovës me anë të “Zajednicës”, shtrohet pyetja, kur duhet më shumë se sot të shqetësohet OVL?
Nëse OVL nuk bëhet e gjallë as tani a thua a kemi vërtetë Organizate të Veteranëve apo jo?”
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...