Rexhep Selimi kapet me Kamishin

18:28 | 29 Shtator 2016
M. A.

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi iu ka kundërvënë deputetit të PDK-së Bekim Haxhiut i cili ka thënë se fajin për gjendjen në veri e ka Qeveria e përkohshme e ministër i Rendit ishte Rexhep Selimi.

Ish-komandanti i UÇK-së i tha Haxhiut se në kohën kur ai me ndërkombëtarët po formonte Policinë e Kosovës, “ti me shefat e tu pengonin doktorët të shkojnë në shtëpinë e tyre”.

Selimi i tha atij se nëse më e mirë i duket MUP-i se Ministria e Rendit pas luftës atëherë po I shërben Oliver Ivanoviqit.

I menjëhershëm ishte reagimi I Bekim Haxhiut i cili ia përmendi uzurpimet e pronave në Klinë që sipas tij kanë bërë vëllezërit e tij.

“Derisa ti ishe ministër i Rendit në atë kohë vëllezërit e tu uzurponin prona në Klinë”, i tha Haxhiu Selimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale