Ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, do të paraqitet para Gjykatës Speciales për herë të parë të mërkurën në orën 11:00.Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.
Paraqitja e parë e Rexhep Selimit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...