Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka bërë të ditur se kjo ministri është vazhdimisht duke e monitoruar gjendjen e rrugëve në Kosovë dhe sipas tij, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.
Ai ka thënë se kompanitë janë të pajisura jashtëzakonisht mirë për t’u përballur me zhbllokimin e rrugëve nga bora e madhe që ka rënë, njofton Klan Kosova.
“I gjithë kabineti jemi ende në teren duke monitoruar gjendjen minutë pas minute. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”.
“Në me kompanitë tona jemi duke hedhur kripën në mënyrë qe rrugët të jenë të gatshme për mëngjes”.
“Vështirësi kemi në rajonin e Ferizajt në aksin rrugorë Prishtinë-Hani i Elezit, për shkak se atje kemi pengesa nga transportuesit siç janë kamionët”.
“Me Policinë jemi duke u koordinuar që të mos i lejojnë kamionët të qarkullojnë atje gjatë natës”.
“Kompanitë janë të pajisura me mjete jashtëzakonisht të mira dhe jemi të furnizuar me kripë për 60 ditët e ardhshme”.
“Në të gjitha pikat kufitare, komunikacioni është duke u zhvilluar pa asnjë problem”.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...