Të mërkurën e 26 marsit, Kenia bëri histori duke njohur pavarësinë e Kosovës, një hap i rëndësishëm që u arrit falë iniciativës së ish-presidentit Behgjet Pacolli.
Ky zhvillim është përshkruar edhe nga mediumi i njohur ndërkombëtar, “Reuters”, i cili e përshkruan njohjen si një moment të rëndësishëm pas një periudhe të gjatë përpjekjesh të pasuksesshme për të siguruar njohje të mëtejshme për Kosovën.
“Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, vendi i parë që e ka bërë këtë pas gati pesë vitesh përpjekjesh të ngecura për të fituar njohje të mëtejshme ndërkombëtare”, thotë mediumi.
Mbi 110 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve evropiane, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
LEXO EDHE:
Pas 17 vitesh, Republika e Kenias njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës
Pacolli: Presidenti William Ruto e tha me zë të lartë, Kosova është shtet i njohur nga Kenia!
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...