Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se njerëz të armatosur të mbështetur nga agjencitë serbe të sigurisë po trajnoheshin për të nisur sulme të reja në vendin e tij pas një sulmi të shtatorit që la katër të vdekur. Serbia mohoi ndonjë plan të tillë.
Sipas Reuters, Kurti tha se politikani Milan Radoicic, pranoi se kishte marrë pjesë në betejën me armë të shtatorit, po planifikonte sulme të mëtejshme, përktheu Arbresh.info.
Lexo edhe:
“Ai tani po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në vendin tonë…ai është duke mbajtur takime të rregullta me zyrtarë të lartë të shërbimit sekret serb, BIA”.
Petar Petkovic, kreu i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, tha se pretendimi i Kurtit ishte i rremë.
“Është një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatit një sulm,” tha ai në një deklaratë.
Lexo edhe:
Prokuroria e Kosovës ka lëshuar urdhër-arreste për Radoiçiqin dhe 30 të tjerë që besohet se fshihen në Serbi, e cila mohoi akuzat e mëparshme nga Kosova se kishte ofruar mbështetje financiare dhe praktike për Radoiçiqin dhe grupin e tij.
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...