Një restorant në zonën e plazhit të Velipojës është përfshirë nga flakët paraditen e të premtes. Nga pamjet e dërguar në “Ti Raporton” dallohen qartë tymi mbi çadrat e pushimit.
Dyshohet se shkaktar i zjarrit ka qënë një bombul gazi gatimi, por zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Pronari i lokalit, shtetasi Besnik Zenuni, 55 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe 14 persona të tjerë.
Vala e shpërthimit e flaku shumë metra tej pronarin e restorantit në plazhin e Velipojës. Sipas policisë 55-vjeçari është në gjendje të rëndë. Po ashtu edhe një kalimtar u godit shumë keq nga vala e shpërthimit.
Dëshmitarët thonë se flaka doli nga kuzhina, ndërsa në lokal ndodheshin pak persona. Tre klientë sapo largoheshin dhe fatmirësisht shpëtuan, ndërsa vala e flakës goditi një 19-vjeçare që ndodhej pranë.
Dëshmitarët i thanë Top Channel se flaka u ngjit shumë lart duke përfshirë të gjitha ballkonet dhe dritaret e pallatit 5 katesh.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri