Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot bordi i drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” është marrë vendim për shkarkimin kryeshefit ekzekutiv, Liridon Restelica.
Mirëpo ky i fundit mohon se është shkarkuar, duke pretenduar se ka ofruar dorëheqje me datë 19 të këtij muaji.
Restelica përmes një reagimi publik thotë se ashtu si e do rregulli, njoftimi për dorëheqje, shkarkim apo te ngjashme, së pari i bëhet personit për kënd i drejtohet apo organit që të ka zgjedhur, e tek pastaj mediave dhe palëve të interesuara.
“Unë kam dhënë dorëheqje me datë 19 gusht 2022, ditë e premte, të njëjtën e kam protokolluar pranë zyrës përkatëse të kompanisë ku kam kryer funksionin. Arsyet e dorëheqjes veqse janë të theksuara ne akt-dorëheqjen”.
Ai thotë se nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla pasi dorëheqja ishte e parevokueshme.
“Për të ruajtur reputacionin dhe dinjitetin tim, do të shikoj mundësitë ligjore për mbrojtjen e reputacionit tim dhe kolegëve të ndërmarrjes publike komunale Prishtina Parking ku kam punuar me nder dhe përgjegjësi deri më tani”, ka shkruar Restelica. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit