Restaurimi te Emingjiku drejt fundit, Çeku: Përfundon saga katër vjeçare

14:59 | 4 Dhjetor 2021

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku thotë se ka përfunduar saga katër vjeçare e Kompleksi i Banimit Emingjiku i cili akomodon Muzeun Etnologjik.

Ai tha se për shekuj me radhë, ky kompleks ka ruajtur me fanatizëm shkëlqimin e vlerave estetike, duke bartur kujtesën kolektive nga brezi në brez.

“Fatkeqësisht, ky aset jashtëzakonisht i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, për katër vite me radhë ishte lënë në mëshirë të kohës, duke u rrezikuar të shembet në çdo moment. Fal angazhimit maksimal të ekipit të profesionistëve nga fusha e trashëgimisë kulturore, ndërhyrjet restauruese që filluan në gusht të këtij viti, po i afrohen finalizimit, duke i kthyer hijeshinë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ai.

Çeku në një psotim në Facebook, tha se pas përfundimit të ndërhyrjeve restauruese, do të vazhdohet me hartimim e konceptit të ekspozitës permanente,

“Pas përfundimit të ndërhyrjeve restauruese, do të vazhdojmë me hartimim e konceptit të ekspozitës permanente, dhe në vijim edhe trajtimin e ndërtesave tjera në kuadër të kompleksit. Në këtë mënyrë, këto vlera të trashëgimisë kulturore do të vazhdojnë të ruhen, të prezantohen dhe të barten për brezat e ardhshëm”, tha Çeku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara