Reshjet e konsiderueshme të shiut që kanë rënë nga data 3 deri më 5 janar 2026 kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të niveleve dhe prurjeve të ujit në pjesën perëndimore të Kosovës, veçanërisht në pellgun e Drinit të Bardhë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lumenjtë që burojnë nga Alpet Shqiptare, si Ereniku, Bistrica e Pejës, Bistrica e Deçanit dhe Lumi i Istogut, kanë shënuar rritje të theksuar të niveleve, duke rritur rrezikun për dalje nga shtrati në disa zona.
Sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në Junik (231.5 mm), Gllogjan (151.6 mm), Kuqishtë (130.4 mm) dhe Radoniq (124.7 mm). Ndërkohë, niveli i lumit Erenik në Gjakovë ka arritur në 3.4 metra, ndër më të lartët e matur gjatë kësaj periudhe.
Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që jetojnë pranë rrjedhave lumore në perëndim të vendit të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, pasi situata kërkon vëmendje të vazhdueshme./RTK
Raportimet për lidhjet tregtare me Serbinë, NOA Energy reago...
Yamal në bankë, Barcelona – Bilbao, publikohen formaci...
Kusari-Lila viziton zonat e prekura nga vërshimet në Gjakovë...
Rama ndan pamjet nga Durrësi: Mjekët dhe ekipet shëndetësore...
Shkarkohet gjenerali që e drejtonte mbrojtjen e Maduros
Superkupa e Spanjës pa vazhdime, penalltitë mund të jenë ven...