Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se situata e ujit nuk është përmirësuar edhe përkundër reshjeve të shiut.
“Ju lutem, mos ta deponojnë ujin pa nevojshëm zakonisht për mbushje të tepërta që të keni rezerva nuk është nevoja se nuk është puna emergjente. Ne e dimë saktë se në cilat lagje duhet reagojmë. Do të punojmë me bo zgjidhje afatgjate”, deklaroi Haziri.
Mumin Morina, drejtor teknik, kërkon bashkëpunim prej qytetarëve.
“Situata nuk është përmirësuar mbetet e gjendja e njejtë, është në nivel të dukshëm. Ndërsa burimi nuk është i ndikuar nga thatësia. Ne besojmë shumë në bashkëpunim sepse është alternativa e vetme që ta kalojmë këtë situatë”, tha ai.
Përndryshe, Komuna e Gjilanit vazhdimisht ka bërë thirrje përmes mediave dhe inspektorëve që të ketë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të ujit, me qëllim që të ndalet keqpërdorimi i mundshëm i ujit të pijshëm. Aktualisht, qytetaret po përballen me mungesë të shumtë të ujit të pijes./arbresh.info/
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran