Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka bërë të ditur se rreth 2600 toka janë shpronësuar për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Han i Elezit.
Reshitaj ka thënë se kjo autostradë është një dhuratë e mirë për qytetarët e Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Ka pasur kërkesa për shpronësim. Diku 2600 toka janë shpronëduar deri tani, është një dhuratë shumë e mirë për qytetarët e Kosovës ën prag të festive të fundvitit”, ka thënë Reshitaj pas inaugurimit të gjysmë segmentit të dytë të kësaj autostrade.
Ajo ka shtuar se shpreson që në vitin 2018 e gjithë Republika e Kosovës të bëhet me rrugë të mira në mënyrë që Kosova të lidhet më shumë me rajon dhe Ballkani të integrohet më shpejt në BE./arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...