Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinir, Albena Reshitaj sot së bashku me deputetin Islam Pacolli kanë vizituar komunën e Mitrovicës.
Gjatë ëksaj vizite Reshitaj ka thënë se bashkë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin kanë nënshkruar gjashtë projekte sipas saj madhore në qytetin e Mitrovicës.
Statusi i plotë:
Plotë gjashtë projekte madhore në qytetin e Mitrovicës
Sot së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës z. Islam Pacolli vizituam Komunën e Mitrovicës.
Gjatë kësaj vizite bashkë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, nënshkrova Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi për gjashtë projektet madhore që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të realizoj në Komunën e Mitrovicës.
Lista e projekteve që Ministria do t’i realizoi në vitin 2018 janë: Kopshti Botanik; Ujësjellësi Shipol-Brus; Kanalizimi dhe ujësjellës të tjerë; Kanalizimi në Frashër, Rregullimi i shtratit të lumit Ibër; Rregullimi i shtratit të lumit Sitnicë dhe Ndërtimi i shtëpisë së peshkatarëve në liqenin akumulues në Suhadoll.
Vlera totale e këtyre projekteve arrin vlerën prej 2.5 milionë euro.
Urime qytetarë të Mitrovicës, qytet i minatorit, simboli i rezistences e sakrificës për Liri e Pavarësi.

Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...