Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica ka thënë ne seancën për të pagjeturit se personat e pagjetur mbeten barra dhe kujtesa jonë e përgjithshme, raporton Arbresh.info.
“Ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë peshojnë rëndë mbi supet e atyre që nuk harrojnë të kaluarën. MPMS në mënyrë financiare ka mbështetur dhe mbështet familjarët e të zhdukurve. Në kuadër të mistrisë kemi 7 zyra regjionale për personat e zhdukur. Në bazë të dhënave kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i familjarëve të zhdukurve për të gëzuar pensione dhe beneficion dhe ato i kanë gëzuar. Nuk shlyhen plagët për të zhdukurit e viktimat e dhunës seksuale, por duhet të punojmë shumë që të kemi një shtet më të mirë”, ka shtuar Reqica./arbresh.info/
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...