Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë me rastin e rënies së tre heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu se 31 janari kur ranë heronjtë, është vështirë të prezantohet se cka ndodhi atë ditë.
“Shqiptarët e robëruar bënin angazhime, plane për të organizuar luftën për liri, në të njëjtën kohë jo të gjithë e kuptonin momentin historik që e legjitimonte forcën e ushtrisë. Zahiri ka qenë prijës i shumë ushtarëve, unë e kam dëgju nga shumë ushtarë fjalë për të. Rënia e tyre ishte mirë e realizuar nga kundërshtarët”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, rënia e dëshmorëve ishte shumë e rëndë për ushtrinë tonë dhe humbje e madhe.
“Për fat ashtu sic ata ishin vet, nuk sollën dëshpërim te populli i Kosovës, por mundësuan që nga rënia e tyre të kemi rikthimin e shumë djemve në shtëpi. Nga pikëpamja ime janë popull me fat kudo që jetojnë sepse në kohërat e vështira, dëshmorët arritën të nxjerri projekte të pakrahasueshme, kur të gjithë i shihnin si të parealizueshme”, ka thënë tutje Haradinaj.
Ai ka theksuar porjketi i lirisë nuk është një e arritur në 1999 apo 2008 dhe se është mirë të mendohet sfida për dekadat e ardhshme.
“lavdi heronjve që i kujtojmë sot, përgëzime për shtatoren në Podujevë, na priftë e mbara gjithmonë”, ka përfunduar kryeministri Haradinaj.
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...