Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë, është sqaruar për një deklaratë të tijën, e cila siç thotë ai, ka qenë keqinterpretim.
Reka ka thënë se në vend të kompromisit për shkëmbim territorial ka theksuar se do të ishte më e pranueshme si kompromis i fundit dalja e Serbisë në detin Adriatik përmes Autostradës së Kosovës.
“Për ulësen në OKB, se a duhet të japim territor unë them se nuk ka territor për ulëse në OKB sepse sovraniteti i shtetit është i garantuar me Kushtetutën e Kosovën. Unë po citoj çfarë kam thënë: Ndoshta, mund t’i lejojmë si kompromis të fundit daljen në detin Adriatik përmes Autostradës së Kosovës, Serbisë. Në vend të kompromisit territorial ofroj kompromisin infrastrukturor”, ka thënë Reka.
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...