Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kompania 1B e Regjimentit të parë të këmbësorisë ka përfunduar trajnimin “Lufta në qendrat e banuara” me instruktorët e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mehaj tha se qëllimi i këtij trajnimi ka qenë stërvitja e pjesëtareve për luftë në qendrat urbane, e që është një nga detyrat kryesore të këmbësorisë për përmbushje të misionit.
“Gjatë ekzekutimit të trajnimi pjesëtarët kanë praktikuar disiplinat ushtarake, qitje me armë individuale dhe në ekip si dhe janë trajnuar për lufte në qendra të banuara në kushte të ditës dhe të natës, si një nga metodat me komplekse të luftës.
Trajnimi u përmbyll me realizimin e skenarit të ‘kordon-kërkimit’ dhe ‘pastrimit të dhomave’ ku pjesëmarrësit treguan nivel të lartë të përgatitjes profesionale”, shkruan Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info/





Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...