Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim më 29 nëntor ose shtyrjen e datës së seancës.
Shala kërkon shtyrjen e seancës për caktimin e urdhrit për dëmshpërblim ose të mos marrë pjesë
“Trupi Gjykues konstatoi se prania e të akuzuarit në këtë seancë është e përligjur sipas Ligjit dhe Rregullores. Trupi Gjykues konstatoi se argumenti i Mbrojtjes, duke cituar vizitat e planifikuara të Shalës si rrethana të jashtëzakonshme, nuk e arsyeton mosparaqitjen e tij apo shtyrjen e seancës”, njofton Specialja.
Megjithatë, bazuar në kohëzgjatjen e shkurtër të parashikuar të seancës gjyqësore, Trupi Gjykues udhëzoi Zyrën Administrative që të lehtësojë organizimin e vizitave të Shalës në atë ditë për aq sa është e mundshme.
Parisi, destinacioni i radhës i Alba Vukajt
“Skifterat” i reagojnë ashpër Gjilanit pas seris...
Për një ditë e gjysmë u numëruan 114 vendvotime
Aktakuzë ndaj një personi për shitblerje të drogës në Prizre...
Dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Tiranës 17-vjeçari ...
Gucati për vrasjen e familjarit të tij në Skenderaj: Rastet ...