Qeveria Kurti II nuk është tërhequr nga reciprociteti, dhe sipas njohësve të rrethanave politike dhe ekonomike në vend kjo çështje nuk duhet të shihet si hakmarrje por si koncept i barazisë.
Profesori Bujar Dugolli për arbresh.info tha se çështja e reciprocitetit duhet të ngritët në kuadër të bisedimeve pasi që çështja e shqiptarëve në luginën e Preshevës e tregojnë qartë pabarazinë.
“Asnjë qeveri nuk duhet të heqë dorë nga masat e reciprocitetit kur ato janë të nevojshme të ndërmerren ndaj secilit shtet që nuk sillet në mënyrën e duhur ose në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare sa i përket ekonomisë, tregtisë edhe çështjeve të tjera apo që janë të përcaktume me marrëveshjen për tregti të lirë CEFTA”, vlerëson Dugolli.
Edhe kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se çështjen e reciprocitetit e shohin si parim që derivon nga koncepti i barazisë.
“Pra, ne do ta zbatojmë reciprocitetin në kohën kur do të jemi të përgatitur për zbatim të plotë të tij. Kjo është çështje e qeverisë tonë dhe kjo do të bëhet”, deklaroi Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe po e sheh çështjen e reciprocitetit analisti, Arton Muhaxhiri, e sipas tij këto janë vetëm orvatje të Kurtit.
“Prandaj, në momentin që Kurti nuk ka zgjedhje tjetër për të ik nga bisedimet atëherë do ta vendos reciprocitetin si mekanizëm për të ikur nga bisedimet”, deklaroi Muhaxhiri për arbresh.info.
Serbia bënë përgjithësisht barriera sporadike ndaj mallrave të Kosovës por ka gjithashtu edhe barriera sistemike.
Qeveria vazhdimisht deklaron se duhet kohë për tu përgatitur që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin, dhe duke mos dështuar.
Kryeministri Kurti ka paralajmëruar trajnim të zyrtarëve doganor të Kosovës që të zbatojnë reciprocitetin./S.D/arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...