Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori pjesën në lansimin e fushatës “Bëhu zëri im”, në kuadër të ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Reçica tha se Qeveria e Kosovës ka nisur njohjen e statusit dhe kompensimin e viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë mirëpo sipas tij, kompensimi material nuk shlyen plagët e kësaj kategorie.
“Po angazhohemi fort që kjo kategori të gëzojë shërbime të mirëfillta shëndetësore, punësim dhe aftësim profesional, rehabilitim jetësor dhe barazi në shoqëri”, shkroi Reçica.
Tutje, ministri shtoi se përkushtimi ndaj kësaj kategorie shkon përtej përpjekjeve institucionale dhe se të drejtat e merituara dhe barazia në shoqëri për këto viktima arrihen vetëm nëpërmjet angazhimit të përbashkët të të gjithë hallkave të shoqërisë.
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...