Reçaku përkujton bijtë e vet (Foto)

08:21 | 14 Janar 2017
M. A.

Imer Imeri, 83-vjeçar, rrëfen për ditën kur serbët para syve të tij ia vranë djalin 24-vjeçar, Hakipin. Ai tregon fotografinë e djalit teksa e shikon me dhimbje dhe dashuri, duke folur sesi i biri kishte ëndrra për jetën, por ia prenë në gjysmë duke e vrarë në moshën më të mirë.

Edhe në trupin e tij ka gjurmë të maltretimit nga serbët. Ata e kishin qëlluar sidomos pas kokës. Një gungë e madhe në kokë i ka mbetur prej atëherë që e kanë qëlluar. Si i mbijetuar i masakrës dhe dëshmitar i krimit ai thotë se serbët hynë nëpër shtëpi dhe nxorën nga shtëpitë djemtë dhe burrat.Image

“Kemi qenë në shtëpi, më morën mua, djalin dhe 24 të tjerë dhe bashkë me burra e djem të tjerë të fshatit na dërguan përpjetë në kodër, kurse armët na i vunë pas shpine”, thotë derisa rrëfen sesi deri tek ekzekutimi i tyre serbët qeshnin dhe i shanin...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri, ose në versionin online me parapagim online.zeri.info…)

 

Image

Image

Image

Image

Shpërndaje në rrjete sociale