Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas emërimit të Valdet Sadikut si i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në SHBA.
E pas këtij emërimi, përmes një postimi në Twitter ka reaguar Çitaku ku është shprehur se ka pasur kënaqësinë të punojë me të dhe mezi pret të shoh suksesin e tij në këtë detyrë, transmeton arbresh.info
“Për të gjithë shokët dhe kolegët në Washington DC. Po ua prezantoj ambasadorin Valdet Sadiku që do të marrë detyrën në ambasadën e Kosovës në SHBA. Kam pasur kënaqësinë të punoj me Valdetin në kapacitete të ndryshme, vlerësim për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij. ”, ka shkruar Çitaku.

Valdet Sadiku është caktuar të shërbejë si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C të Amerikës./arbresh.info/
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media