Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për aksidentin tragjik në Bullgari, i cili la të vdekur 46 persona.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, si dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit, tranmseton arbresh.info
“Në ditë të rënda si kjo bashkëndjejmë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shpreh gatishmërinë time të plotë në ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që posedojmë”, ka shkruar Sveçla.
Postimi i tij i plotë:
Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik të ndodhur sot në Bullgari.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më shpejtë të gjithë të lënduarve.
Në ditë të rënda si kjo bashkëndjejmë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shpreh gatishmërinë time të plotë në ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që posedojmë.
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...