Ish-komandanti i UÇK-së, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, tani Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me një shkrim të publikuar në media, ku përmendet pseudonimi i tij.
Sipas Krasniqit, atë ish-nxënësit e tij e kanë thirrur `mësues` apo `bac`, ashtu siç shumica e njerëzve e thirrin edhe sot.
Ai ka thënë se pseudonomi “Kupa”, është prodhim i humorit të pas luftës.
Ky është komenti i tij:
Pseudonimi im nuk është i sakt.
Arsyeja: Në luftë nuk kam pasur pseudonim, ndonëse ne ndonjë rast, ish nxënësit me ka thirrur: Mësuesi e në ndonjë rast me kanë thirrur dhe Baci, që me thonë edhe sot.
Opinionit të gjerë, vendor e ndërkombëtar nga 10/11 qershori 1998 i jam prezentuar, me emrin e mbiemrin: Jakup Krasniqi. Gjithashtu edhe më fotografinë e me poshtme, pas pak ditëve.
“Kupa” është prodhim i humorit të pas luftës.
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...