Kundër Ligjit për Pagat ka dalë shefi i Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT), Ilir Shala.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur se pagat për këtë ndërmarrje janë ofenduese.
Ky është postimi i Ilir Shalës:
“Sot, po fillon një ditë e rëndë për ndërmarrjen publike KOSTT, me aprovimin nga ana e deputetëve te Kuvendit të Kosovës e Ligjit per Paga. Kufizimi i pagave ne nivelin mes 1 dhe 7 eshte fillimi i shkatërrimit të ndërmarrjes sonë. Ky eshte nençmim, degradim, poshtërsim për të gjithë neve stafin në KOSTT, që kemi arritur me mund dhe sakrifice ta bëjmë, ndërtojmë dhe zhvillojmë dhe ta ngrisim në nivelin evropian, ku shume kompani homologe në rajon dhe në Evropë na kane zili për profesionalizmin dhe rregullesinë që kemi.
Me inate dhe teke personale te deputeve tane nuk mbahet dhe nuk zhvillohet shteti e as KOSTT-i. Jam i bindur se me se 80 % e deputeteve as qe dine se çka eshte KOSTT dhe cili eshte roli dhe pergjegjesia e saj. Uroj te jem gabim”.
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...