Komuna e Gjakovës e ka quajtur lajm të keq dëmtimin e objektit të Muzeut të Muzikës, i ashtuquajturi objekt i Tabhanës, që u dogj të enjtën nga flakët e palokalizuara ende.
Komuna ka kërkuar nga Policia e Kosovës për ta hetuar më tutje rastin, nga kjo komunë bëjnë me dije se brenda këtij objekti nuk ka pasur asnjë artefakt të muzeut.
“Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar”, thuhet në njoftim.
Tutje, siç njofton Komuna e Gjakovës, objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal./Arbresh.info/
lexo edhe:
Policia jep detaje për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...