Nënkryetari i PDK-së Rexhep Hoti njëherit zëvendësministër në largim në Ministrinë e Kulturës ka thyer heshtjen e PDK-së, që nga festa e 11 qershorit në sheshin “Skënderbe” për rezultatet jozyrtare që dolën nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës.
Hoti thotë se PDK-ja dhe partnerët e koalicionit nuk janë të heshtur e as nuk mburren me rezultatet e arritura në zgjedhje.
“Nuk ka heshtjen PDK, në qoftë se i keni përcjellë mediet kryesore në vend. Përkundrazi! Por nuk ka as krekosje (mburrje) për fitoren e koalicionit të PDK-së me të gjitha partitë brenda saj”, tha Hoti
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) para zgjedhjeve të 11 qershorit ka bërë koalicion me AAK-në NISMA-në dhe disa parti të vogla, por kjo nuk i’ u mjaftoi për të marrë mjaftueshëm vota për ta bërë qeverinë.
I ashtuquajturi PAN, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së kanë vetëm 33% të votave./arbresh.info/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...